Partia Socialdemokrate ka organizuar “referendumin ku do të votohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.
Madje ata kanë vendosur një tendë dhe një kuti, me ç’rast e kanë ftuar kryeministrin Kurti që të dalë dhe të votojë pro bashkimit me Shqipërinë.
Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka thënë se kjo kërkesë për Kurtin vjen pasi kreu i qeverisë ka shpallur prej kohësh vullnetin politik për bashkim kombëtar, dhe se fundmi këtë çështje e ka ri-aktualizuar me deklaratat e tij.
“Kemi vendos mbrapa një pikë votimi ku mund të votohet për referendumin për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është nisë nga deklaratat e fundit sidomos këto të fundit të Kryeministrit Kurti i cili thoshte se do të votonte për bashkim nëse do të ndodhte një referendum paqësor dhe demokratik. Po presim që zotri Kurti që të dalë nga zyrja dhe ta nënshkruaj. E kemi kryer edhe punën logjistike e se nuk ka nevojë të angazhoj as KQZ e as mekanizma të tjerë për këtë referendum”, tha Nushi.
“E vendosëm afër qeverisë që mos me pas nevojë me i ndez ata 24 xhipat e blinduar me bë panik nëpër qytet”, shtoi Nushi, raporton Ekonomia Online.
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë