Ambasada Amerikane në Kosovës para 5 ditësh ka publikuar një njoftim për të gjithë shtetasit e saj përmes faqes travel.state.gov , ku bënë thirrje për kujdes.
Në të dhënat e kësaj faqeje, thuhet se shtetasit amerikanë duhet të kenë kujdes dhe t’i rishqyrtojnë udhëtimet për në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviç për shkak të tensioneve dhe potencialit për trazira civile në atë pjesë.
Përveç kësaj, Departamenti Amerikan i Shtetit këshillon që të kenë kujdes dhe t’i rishqyrtojnë vizitat në vende të tjera si qendra tregtare, klube, restorante dhe zona të tjera për shkak të sulmeve potenciale nga grupe terroriste.
“Grupet terroriste vazhdojnë të komplotojnë sulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë me pak ose aspak paralajmërim, duke synuar vendndodhje turistike, qendra transporti, tregje/qendër tregtare, objekte të qeverisjes vendore, hotele, klube, restorante, vende kulti, parqe, ngjarje të mëdha sportive dhe kulturore, institucione arsimore, aeroporte dhe të tjera hapësira publike”, thuhet në këtë njoftim. /arbresh.info/
LEXO EDHE:
Mesazhi i ambasadave për evitimin e turmave| Deklarohet Policia e Kosovës
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...
Kosova fiton të drejtën për parafinancim mbi 60 ml € nga Pla...
Gjykata Supreme e ShBA-së rrëzon tarifat e Trumpit
Edi Rama merr pjesë në tryezën e Atlantic Council në SHBA