Një person ka tentuar brenda vrimave të atleteve sportive të fusë drogë, brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë.
Oficerët korrektues janë treguar të kujdesshëm duke kontrolluar deri në detaje personin që tentoi ta bënte këtë veprim.
I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara atletet sportive është iniciuar procedurë disiplinore dhe vizita është anuluar.
Ky është positmi i plotë:
Qendra Korrektuese Dubravë parandalon futjen e kontrabandës
Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, rreth orës 10:35, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive të sjellura nga një vizitor është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara atletet sportive është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.
Vizita është anuluar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj. /arbresh.info/





Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...