Zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Flutra Goga-Bajrami, për arbresh.info ka konfirmuar lajmin se tre trupat e vrarë mbrëmë në Gllogjan, i janë dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminimin e tyre, raporton arbresh.info.
“ Trupat kanë mbërri në Institutin e Mjekësisë Ligjore në mëngjes, dhe kanë fillua autopsia e tyre të tre trupave. Gjatë gjithë kohës ka qenë mjeku përgjegjës me epiken në sallën e autopsisë”, tha Goga.
Kujtojmë që dyshohet se sulmi është bërë nga një person i maskuar, i cili ende nuk është identifikuar.
Policia ka bërë të ditur se është duke hetuar dy-tri pista për ngjarjen, por që aktualisht nuk mund të jepen më shumë detaje në këtë drejtim./arbresh.info/
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi
Irani paralajmëron Trump: Nuk pranojmë bisedime nën presion
Protestë në Jarinjë, QKMK paralajmëron për bllokimin e një p...
Moti sot në Shqipëri
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe