Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në një reagim lidhur me ngjarjen tragjike në Gllogjan të Deçanit, ka thënë se shpresojnë që i dyshuari të sillet sa më shpejt para drejtësisë.
Përmes një postimi në Twitter, Zyra e BE-së në Kosovë uron që i plagosuri të shërohet sa më shpejtë.
“Të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga sulmi i neveritshëm drejt autobusit të nxënësve. Bashkimi Evropian në Kosovë shpreson se keqbërësi do të sillet shpejt para drejtësisë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne urojmë shërim të shpejt për të plagosurin”, thuhet në postim.Ndryshe, nga sulmi i mbrëmshëm në Gllogjan, kanë mbetur të vrarë tre persona, mes tyre dy nxënës dhe shoferi i autobusit, ndërsa një person është lënduar./arbresh.info/
Dështon mbledhja e komisionit për shëndetësi, shkak kuorumi
FSK-ja drejt Gazës, Amerika vendos kur nisen trupat nga Koso...
Barcelona ka disa objektiva për merkaton e verës, ndër ta ed...
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit