Një nxënës që mbeti i plagosur nga të shtënat në drejtim të një autobusi në Deçan më 26 nëntor, është në gjendje stabile. Nga të shtënat me armë zjarri, në këtë ngjarje mbetën të vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.
Naim Sahiti, zëdhënës i Spitalit të Pejës ka konfirmuar se i plagosuri është operuar dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.
“I është hequr plumbi gjatë orëve të mbrëmjes (më 26 nëntor). Tash është gjatë procesit të trajtimit pas-operativ, por gjendja e tij është shumë e mirë”, tha Sahiti.
Sipas Sahitit, i plagosuri kishte një plumb në kofshën e majtë si dhe një plumb që ka depërtuar tejpërtej.
Ndërkaq, Policia e Kosovës ende nuk ka arrestuar ndonjë të dyshuar për vrasjen e trefishtë në fshatin Gllogjan të Komunës së Deçanit. /rel
Lexo edhe:
Drejtori i Policisë për tragjedinë në Gllogjan: Ka dy-tre pista, po zhvillohen aksione
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...