Mbrëmë rreth orës 19:00 të mbrëmjes ka ndodhur një rast tragjik i cili tronditi opinionin nga ku mbetën të vdekur tre persona dy nxënës të moshave 17 dhe 18 vjeç dhe shoferi i autobusit i cili ishte duke transportuar nxënës, shkruan arbresh.info.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se një i dyshuar ka sulmuar me armë zjarri te tipit AK-47(kallashnikov), ku kanë lënë të vdekur 3 persona.
“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Mediet ndërkombëtare raportojnë për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Drejtori i Policisë për tragjedinë në Gllogjan: Ka dy-tre pista, po zhvillohen aksione
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...