Zv/kryeministri Besnik Bislimi ka reaguar për tragjedinë në Deçan ku tre persona mbetën të vrarë pas një sulmi ndaj një autobusi, dy prej të cilëve janë nxënës.
Bislimi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se lajmi për aktin makabër në Deçan ka qenë tronditës.
Ai ka thënë se organet e rendit janë duke punuar që autorët e këtij krimi të vihen para drejtësisë sa më parë.
Postimi i plotë i Bislimit:
U tronditëm nga lajmi i kobshëm për sulmin me armë zjarri ndaj autobusit që bartte nxënës në Gllogjan të Deçanit.
Bashkëndjejmë dhembjen dhe shprehim ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë të lënduarve.
Organet e rendit janë duke punuar që autorët e këtij krimi të rëndë të vihen para drejtësisë sa më parë.
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...