Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gllogjan ku mbeten të vrarë tre persona në mesin e tyre edhe dy nxënës.
Postimi i tij i plotë:
I trishtuar e tronditur me aktin makabër sonte në Deçan. Është më shumë se krim!
Në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në Deçan. Ndajmë dhimbjen dhe lutjet me ta.
Organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë. Të sjellin para ligjit e drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz, që sulmon një autobus të mbushur me nxënës e fëmijë.
Ndryshe, rreth orës 20:30 në fshatin Gllogjan të Deçanit është sulmuar me armë zjarri autobusi që po vinte nga Gjakova për Deçan. Deri tash është raportuar për tre të vdekur dhe një të plagosur.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës. /arbresh.info/
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane
Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...