Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës në lidhje me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për shtyrjen e ekzekutimit të likuidimit të kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re”.
“Kolegji i Gjykatës së Apelit ka vlerësuar se gjykata e shkallës së parë nuk ka pasur parasysh përcaktimet ligjore të nenit 76 të Ligjit Nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, që përcakton imunitetin e Bankës Qendrore ndaj caktimit të masës së përkohshme gjyqësore”, njofton BQK.
Prandaj, procesi i likuidimit të K.S “Kosova e Re” vazhdon në përputhje me vendimin e BQK-së për revokimin e licencës sipas përcaktimeve të dispozitave ligjore në fuqi./arbresh.info/
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...