Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, konsideron se mbledhja e sotme e dy qeverive thellon edhe më shumë hendekun dhe përçarjen midis dy qeverive të të njëjtit komb.
Ai ka thënë se në Elbasan përballë qeverisë së Kosovës ulet qeveria e Ballkanit të Hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit.
Postimi i plotë:
Dy fjalë për mbledhjen e dy qeverive!
Miq, Mbledhja e sotme në Elbasan e qeverise së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës duhet të shënonte nje ngjarje të rëndësishme bashkëpunimi midis dy vendeve.
Në të vërtet ky takim thellon edhe më shumë hendekun dhe përçarjen midis dy qeverive të të njëjtit komb.
Kjo sepse ne Elbasan përballë qeverisë së Kosovës ulet qeveria Zografit bis apo e Ballkanit të Hapur apo vasalitetit ndaj Beogradit, përfaqësuesi i aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tirane de facto aleancës së rrethimit të Kosovës nga klika armiqësore serbo-shqiptaro maqedonase.
Me këtë rast dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën e rrezikshme të Serbomadhit Vuçiq i cili sapo bisedoj me Carin e Kremlinit për veriun e Kosovës dhe vasalëve të tij, Zografi Bis dhe Zaev që po bëjnë me rajonin tonë duke nxitur me nismën e tyre nacionalizmat e sëmura dhe konfliktualitetin në rajon./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...