Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është optimist për ndeshjen vendimtare në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.
Katalunasit e kanë të rrezikuar kualifikimin në fazën tjetër, pasi që barazuan me Benfican dhe në mënyrë që të sigurojnë fazën tjetër duhet të mposhtin Bayern Munichun, ose të shpresojnë që Dynamo Kiev e ndal klubin portugez.
Por, Laporta nuk e cilëson si mrekulli një fitore të mundshme ndaj Bayernit, ngase beson që mund të arrihet.
“Jam i bindur se do fitojnë ndaj Bayern Munich. Nuk është mrekulli, mund të arrihet”, tha shkurtimisht ai.
Ndërkohë, sfida mes Bayernit dhe Barcelonës që zhvillohet në “Allianz Arena” luhet me 8 dhjetor me fillim nga ora 21:00.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?