Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka dorëzuar shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë.
Më këtë rast, Pacolli tha se, unë nuk kam mbështet asnjë parti politike, po kam mbështet idetë e mira, kam mbështet qytetarin e Shqipërisë që kanë qenë ata që kanë paguar më së shumti nga tërmeti i vitit 2019.
Tutje Pacolli, tha se jam krenar që jam pjesë e kësaj, dhe i qetë shpirtërisht se edhe unë kam bërë diçka.

“Unë nuk kam mbështet asnjë parti politike, por kam mbështet idetë e mira, mbështet qytetarin e Shqipërisë që kanë qenë ata që kanë paguar më së shumti nga tërmeti i vitit 2019 dhe kam mbështet idenë e kryeministrit pas një bisede të shkurt vetëm dy ditë pas tërmetit e pash që dëshira e tij ishte tepër e madhe, se si tua garantoj këtyre qytetarëve një kulm në kokë. Këto të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë veprim shumë humanitar, dhe sot jam krenar që jam pjesë e këtij eventi dhe mundem të jem i lumtur dhe i qetë shpirtërisht se edhe unë kam bërë diçka, me fat u qofshin banesat e reja këtyre familje, dhe nifsha gjithmonë mirë për juve”, tha Pacolli./arbresh.info/
UEFA e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme, Finalissi...
Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin...
MINT intensifikon mbikëqyrjen ndaj rritjes së çmimeve të der...
Haxhiu pas takimit me Peleshin: Na dha mundësinë të kujtojmë...
Jalen Riley prezantohet tek Bashkimi
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Çedomir Aksiq: S’janë ...