Deputetka e AAK-së, Time Kadrijaj i është drejtuar kryeministrit Kurti duke e pyetur se edhe për sa kohë do të vazhdohet të paguhet rryma në veri.
Kryeministri Kurti i është përgjigjur duke i thënë se nuk kanë paguar asnjë paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri, përcjell Klankosova.tv.
“Në pyetjen tuaj keni deklaruar se Qeveria e Kosovës ka paguar 6 milionë euro për energjinë e shpenzuar në veri në kohë fushate, kjo është e pasaktë, Qeveria e Kosovës nuk ka paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri”.
Tutje, ai tha se Qeveria po punon në plotësimin e rekomandimit të fundit të Kuvendit për këtë çështje.
“Ndërmarrja publike KOSTT-i ka vazhduar që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në këto katër komuna. Qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht për të plotësuar rekomandimin e fundit të Kuvendit për këtë çështje.”
“Ne po i vuajmë pasojat tani për marrëveshjet në Bruksel, më herët që janë bërë. Unë po bëjë më të mirën e mundshëm. Sa ma shpejt do të vijë dita të ndryshojë edhe situata në veri pasi është padrejtësi që po bëhet ndaj pagesës së rrymës që po konsumohet nga banoret atje”, tha Kurti. /arbresh.info
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...