Një qytetarë i Kosovës është ndaluar nga Policia e Kosovës derisa po tentonte të kalonte kufirin pa dokumente valide.
Sipas policisë, qytetari kishte paguar 100 euro për të kaluar ilegalisht kufirin në Dheun e Bardhë dhe për destinacion kishte shtetet e Bashkimit Evropian, shkruan arbresh.info.
“Dheu i Bardhë 24.11.2021. Njësiti policor gjatë kontrollit të dokumentacionit të udhëtimit të një mashkulli kosovar ka vërejtur se destinacion i udhëtimit të tij ishin shtetet e Bashkimit Evropian edhe pse i njëjti nuk posedonte dokumentacion valid të udhëtimit për këtë destinacion. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se për këtë i kishte paguar një shumë parash (100 euro) një personi, kurse shumen edhe prej 1500 eurosh duhej ta paguante kur të mbërrinte në Hungari”, thuhet në njoftim.
Rasti sipas policisë është duke u hetuar ./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...