27 emigrantë që ishin nisur drejt Mbretërisë së Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë Calais pasi varka e tyre u përmbyt.
Sipas BBC, një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një peshkatar dha alarmin, tha një zëdhënës i rojës bregdetare franceze.
Sipas një deklarate të ministrisë së brendshme franceze të raportuar nga agjencia e lajmeve AFP, pesë persona të tjerë u nxorën pa ndjenja nga uji.
Kjo ngjarje vjen mes numrit rekord të emigrantëve që kalojnë këtë vend.
Të hënën, numri i emigrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije këtë vit tejkaloi më shumë se trefishin e totalit të vitit 2020.
Madje, më shumë se 1000 emigrantë mbërritën brenda një dite në fillim të këtij muaji – një rekord i ri.
Këtë javë, Sekretarja e Brendshme, Priti Patel e përshkroi numrin e emigrantëve të paligjshëm që largohen nga Franca si “të papranueshëm”./tch
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...