Ministrja e Tregtisë, Nderrmarrsisë e Industrisë, Rozeta Hajdari, ju ka bërë thirrje prodhuesve vendor që mos të dakordohen për ti rritur çmimet.
“Unë ju bëjë apel prodhuesve vendorë që mos të dakordohen për rritjen e çmimeve në treg. Unë po marr informata dhe po më vinë ato se prodhuesit vendor po dakordohen për rritje të çmimeve të produkteve. Ne po e shohim se një ditë rritet një çmim ditën tjetër një tjetër. Kështu nuk na ndihmojnë por vetëm po na bëjnë dëme. Ne jemi për produkte vendore por jo në këtë mënyrë”, tha Hajdari.
“Do të vendosjen dhe janë duke u vendosur veçse. Nëse kuptoni termin e reciprocitetit do të thotë barazi edhe këtë do ta shtyjmë përpara. Por unë nuk marr asnjë vendim pa një analizë të mirëfilltë dhe masat do të vendosen kur ne do të jemi të gatshëm, pasi efekti nuk do të jetë çështje ditësh, por në afat 5 vjeçar”, tha ajo./arbresh.info/
Dortmundi pranë rinovimit me Schlotterbeck, këtu përfshihet ...
27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc
U gjet i vdekur dy vjet më parë, varroset sot ish-ushtari i ...
Rama ndan pamjet: Muzetë dhe sitet arkeologjike të Shkodrës ...
26 vjet nga masakra në Krushë të Madhe
Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro në 2025