Në mënyrë unanime dhe pa asnjë votë kundër, është miratuar kërkesa e Ministres së Industrisë e Tregtisë Rozeta Hajdari, që të shkarkohet Lulzim Syla nga pozita e Kryeinspektorit në këtë ministri.
Në këtë rast, Ministrja Hajdari ka thënë së Sylës i është vazhduar mandati i tretë në mënyrë të kundërligjshme.
“Lulzim Syla është emëruar kryeinspektor i inspektoratit. Gati një vit pasi ka kryer mandatin e parë i është vazhduar mandati i dytë. Në prag të përfundimit të mandatit të dytë i është vazhduar mandati i tretë. Kryeinspektorit të inspektoratit të tregut në bazë të ligjit ka të drejt të ketë vetëm një herë ri-zgjatje të pozitës, vetëm edhe për një mandat dhe nga kjo rrjedhë se vendimi është në kundërshtim të ligjit kur ju është dhënë mundësia që edhe një herë të vazhdoj këtë pozitë”, ka thënë Hajdari. /arbresh.info/
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mung...
“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...