Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë thirrje të mos përdoret termi RAE kur flitet për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Krasniqi tha se të referuarit ashtu, për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian është fyerje ndaj tyre.
“Unë besoj se është shumë e qartë që komunitetit ashkali, rom dhe egjiptian nuk duhet t’u referohemi me RAE sepse është fyerje”, është shprehur Krasniqi.
Tutje, ai tha se komunitetet dhanë kontribut edhe në luftën çlirimtare të Kosovës.
“Lufta çlirimtarë e Kosovës nuk është ndi si një luftë e huaj. Jemi komuniteti më i madh (pas shqiptarëve), i cili ka pasur numrin më të madh të çlirimtareve. Nuk kanë luftuar në luftën e huaj”, shtoi ministri Krasniqi. / DPT te Fidani/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...