Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, lidhur me aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari.
Sipas informacioneve nga zyrtarët në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, Çavuşoğlu në bisedën e tij me Osmanin shprehu ngushëllime për viktimat.
Sipas informacioneve të fundit, 46 persona, përfshirë 12 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë autobusin e aksidentuar në rajonin e fshatit Bosnek në afërsi të qytetit Pernik në perëndim të Sofjes.
Bëhet e ditur se autobusi dje është nisur nga Stambolli ndërsa rreth orës 21:00 ka hyrë në Bullgari, transmeton AA.
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...
Nait Hasani rrëfen tmerrin në Burgun e Dubravës: Më vrau shp...
Izraeli miraton ligjin që dënon me vdekje palestinezët e dën...
Ylli ndanë rrugët me trajnerin Paco Olmos