Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një telegram kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, nëpërmjet të cilit i ka shprehur ngushëllime për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Bullgari.
Në telegram ndër të tjera thuhet se Kosova në këto momente të vështira është pranë popullit të Maqedonisë së Veriut dhe atyre që humbën të dashurit e tyre.
Në aksidentin që ka ndodhur sot në Bullgari, ku një autobus u përfshi nga zjarri gjatë kthimit në Maqedoninë Veriore, 46 qytetarë kanë vdekur.
Telegrami i plotë i Konjufcës
“I nderuar Kryetar z. Talat Xhaferi,
Në këto momente tejet të rënda për popullin e Maqedonisë Veriore dhe për familjet që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes në Bullgari, jemi pranë për të shprehur solidaritetin vëllazëror dhe për të ndarë dhimbjen me ju.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjet e pasagjerëve që humbën jetën në këtë tragjedi tronditëse dhe lutemi për shërim të shpejtë të të lënduarve.
Jemi pranë autoriteteve maqedonase, familjeve dhe popullit tuaj në këto çaste të rënda për të gjithë”, thuhet në telegramin e kryetarit Konjufca. /arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...