Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, për humbjen e jetëve të dhjetëra qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Bullgari.
Telegrami i plotë:
Me trishtim të thellë mora lajmin për aksidentin tragjik në Bullgari, ku në mëngjesin e sotëm humbën jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut.
Pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, për Ju, familjarët e viktimave dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë humbje të madhe dhe tragjike.
Sot të gjithë ne bashkëndiejmë me Ju dhe lutemi që të lënduarit të shërohen sa më parë.
Dua gjithashtu të theksoj gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë pran dhe për të ndihmuar në çdo gjë që është e nevojshme për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut në këtë moment të kobshëm./arbresh.info/
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...