Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Letoni.
Gjatë vizitës treditore, përveç takimit zyrtar me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks, ministri Mehaj do të takohet edhe me shefin e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Letoneze, gjenerallejtënant Leonids Kalniņs, si dhe autoritetet tjera të larta politike dhe ushtarake.
Me homologun e tij, ministrin Pabriks, ministri Mehaj do të nënshkruajë edhe Memorandumin e Mirëkuptimit, respektivisht Marrëveshjen Bilaterale në mes ministrive të dy vendeve.
“Marrëveshja e bashkëpunimit tonë do të jetë një faqe e re e zhvillimit të kapaciteteve të ndërsjella ushtarake në funksion dhe shërbim të sigurisë dhe stabilitetit kontinental dhe më gjerë”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
45 vjet nga demonstratat e 11 marsit që tronditën ish-Jugosl...
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...