Ngjarja e rëndë aksidentale e ndodhur në Bullgari, ku si pasojë e zjarrit të rënë në një autobus të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën 45 persona dhe janë lënduar 7 të tjerë.
Sekretari i Këshillit të Sigurisë Rajonale të Pernikut, Vasko Pirgov, në një deklaratë për mediat ka theksuar se një ndër shkaqet e aksidentit të tmerrshëm mund të ketë qenë shpejtësia jashtë normave të lejuara të shoferit.
Ai thekson ndër të tjera se pamjet ishin të frikshme, pasi nga zjarri ishin shkrumbuar edhe llamarinat.
“Nuk tregon, pamja është e frikshme, ata u hodhën nga dritarja e pasme e djathtë e autobusit”, ka thënë ai.
Sipas tij, mjeti është ndalur në një pikë karburanti, e cila është vetëm 20 minuta larg vendit të ngjarjes dhe është e pamundur që shoferi të ketë qenë në gjumë.
Sipas Pirgov, shoferi mund të ketë gabuar në lëvizje pasi ka kaluar në korsinë e djathtë në zonën e një shatërvani buzë rrugës.
“Autobusi dyshohet se ka goditur një gomë të përparme djathtas në një pengesë në rrugë, pasi në atë vend nuk ka as vendndalim” , ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka dëshmuar se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të autobusit, dhe në raportin paraprak të policisë në gomat rezervë të tij kishte tuba vaji, raporton abcnews.al.
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...