Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, reagoi pas aksidentit që ndodhi në Bullgari ku një autobus u përplas dhe mori flakë duke i marrë jetën 46 personave.
Ajo deklaroi se 45 të vdekur janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut duke shprehur ngushëllime familjarëve.
“Dhimbje e madhe për 45 jetët e humbura të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut gjatë aksidentit tragjik në Bullgari. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë!”, shkroi Xhaçka.
Në një prononcim të mëhershëm, kryeministri maqedonas Zoran Zaev foli për 46 viktima por nuk specifikoi përkatësinë etnike. /arbresh.info
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...
Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë?
Duka në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”: Kemi pasur një v...
Haradinaj në Istog, prezanton planin katërvjeçar për të ardh...
Real Madridi i del në mbrojtje Vinit, pas fishkëllimave që m...