Profesori universitar, Blerim Latifi, ka folur në emisionin Pressing në T7 lidhur me themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Sot është data 17 nëntori që konsiderohet si data e themelimit të UÇK-së. Latifi, që ka qenë ish-ushtar, ka thënë se ka pasur shumë propozime për emrin e UÇK-së fillimisht, por më vonë u vendosë për këtë emër.
“Kishte së pari shumë propozime të ndryshme për emrin e UÇK-së. Fillimisht ishte një propozim për emrin njësiti gueril “Rexhep Mala”.
Emër ky me rëndësi por më vonë u vendos për një emër shumë më reprezentativ që përfshin tërë qënien kombëtare brenda saj”, thotë ai.
Tutje ai përmend edhe personat që thuhet se ia kanë lënë emrin.
“Ka debate edhe kush ia la emrin. Nga shumë biseda që kam dëgjuar ishte Ali Ahmeti ai që i la emrin. Shumë të tjerë thonë se ishte Xhavit Haliti ai që e tha këtë emër. Ka edhe të tjerë që përmendin emra tjerë”, shtoi ai.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...