Nën udhëheqjen e kryetarit të degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, janë mbajtur të shtunën takime me strukturat e partisë, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, grupin e këshilltarëve komunal, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.
Haziri ka falënderuar strukturat e degës për angazhimin e jashtëzakonshëm, duke e bërë rikthimin e madh të LDK-së si parti e parë në Kuvendin Komunal.
Me këtë rast, Lutfi Haziri ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e madh ndaj tij dhe LDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit dhe ato të 14 nëntorit.
Ai ka thënë se LDK është më unike se kurrë, derisa paralajmëroi se brenda 90 ditëve do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i degës, ku edhe pritet të dalin strukturat e reja të cilat do të jenë të gatshme për betejat e ardhshme zgjedhore./arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...