Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do të ankohet për rezultatin e zgjedhjeve lokale në Prizren.
Çitaku përmes një postimi në Facebook reagimin e VV-së pas zyrtarzimit të Shaqir Totajt si kryetar i Prizrenit e ka quajtur për keqardhje.
“Qytetarët e Prizrenit kanë folur, vota e tyre është numëruar, dhe rezultati si i tillë duhet pranuar.
Për keqardhje që Lëvizja Vetëvendosje po e refuzon vullnetin e qytetarëve”, ka shkruar Çitaku.Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se do ta ushtroj të drejtën për ankesë në rezultat./arbresh.info/
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...
Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm ...
Emilja Rexhepi: Nuk jam analiste ta analizojë, por e respekt...