Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini do vazhdojë të jetë në krye të komunës së Gjakovës edhe për katër vjetët e ardhshme.
Kjo pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot zyrtarisht shpalli fitues të zgjedhjeve komunale për raundin e dytë që u mbajtën më 14 nëntor, ku fitues sipas këtij rezultati është kandidati i AAK-së, shkruan arbresh.info.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se me 55.97 për qind të votave fitues në Gjakovë është Gjini, ndërsa, kundër kandidatja e tij nga Vetëvendosje, Mimoza Kusari ka marrë 42.3 për qind të votave.
“Kandidati i AAK-së, Ardian Gjini është shpallur fitues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, shkruan arbresh.info. Gjini nga AAK, ka fituar 55.97% të votave , ndërkaq kundër kandidatja e tij, Mimoza Kusari Lila nga Lëvizja Vetëvendosje 42.03% të votave”, tha Radoniqi./arbresh.info/
Haxhiu: Sot do t’i hiqen masat Kosovës
Trump për Khamenein: E godita i pari për vdekje, para se të ...
Haxhiu tregon se a është e gatshme për të parën e shtetit, n...
Rashiq: Askush nuk dëshiron zgjedhje të reja
Kamberi dhe Sinani: Padia në Strasburg një hap drejt drejtës...
E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shëri...