Dy zyrtarë të Agjensionit të Pyjeve të Kosovës (AKP), janë arrestuar pasi që dyshohet se një kamion i ngarkuar me dru rreth 12 m³ ka kaluar ilegalisht tek Laura 1, Gryka e Deçanit dhe se nga zyrtarët e dyshuar nuk janë ndërmarr veprimet sipas kompetencave, shkruan arbresh.info.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtjeje.
“Te Laura 1, Gryka e Deçanit 19.11.2021 – 08:57. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, zyrtar të Agjensionit të Pyjeve të Kosovës (AKP-së), pasi që dyshohet se një kamion i ngarkuar me dru rreth 12 m³ ka kaluar ilegalisht tek Laura 1, Gryka e Deçanit dhe se nga zyrtarët e dyshuar nuk janë ndërmarr veprimet sipas kompetencave. Drutë janë sekuestruar dhe dërguar në depon e Parkut Kombëtar në Deçan. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...