Janë arrestuar tre të dyshuar në Gjilan pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 12 qese të vogla me substancë të dyshuar marihuanë me peshë prej 21.33 gram, një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.16 gran, një pako me rizlla dhe 50 qese të vogla minigripa, shkruan arbresh.info.
Rasti nën hetime.
“Rr. Skifter Arifi, Gjilan 19.11.2021 – 19:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 12 qese të vogla me substancë të dyshuar marihuanë me peshë prej 21.33 gram, një qese e vogël me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 0.16 gran, një pako me rizlla dhe 50 qese të vogla minigripa. Në lidhje me rastin është konsultuar prokuror i shtetit me vendim të së cilit dy nga tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa një i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve