Pogba do të jetë jashtë fushave deri në vitin 2022, së paku tre muaj.
Trajneri i Manchester United, Ole Gunar Solskjaer, ka konfirmuar se lëndimi i mesfushorit, Paul Pogba, është më i rëndë se që dukej në fillim.
Sipas tij, Paul do të mungojë deri në 12 javë, megjithatë shpreson që menjëherë pas Krishtlindjeve të kthehet në skuadër.
“Po, do të thosha kështu…”, u përgjigj Solskjaer kur u pyet për lëndimin dhe nëse mund ta lërë jashtë fushave disa javë. “Ishte lëndim zhgënjyes për Pogbën, kohë zhgënjyese për të natyrisht”.
“Nuk jam doktor, por nuk dihet se a do të shërohet shpejt. Nganjëherë ju shpresoni, ndoshta gjashtë apo shtatë javë, në skenarin më të keq 10,11 ose 12 javë me lëndime muskulore të atilla”.
“Shpresojmë që të kthehet menjëherë pas Krishtlindjeve”.
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...