Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Sh.L., G.S., E.Sh., M.L. dhe B.R., të dyshuar për prerje të drunjëve në Parkun Kombëtar “Sharri”.
Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate, ku thuhet se të dyshuarit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit në kohë të pacaktuar në bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri” më qëllim të shitjes e në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr.04/L-087, për parkun kombëtar ’’Sharri” kanë prerë drunjë të llojeve të ndryshme, të cilat pastaj i kanë bart me mjete transportuese dhe si pasojë të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri”, i kanë shkaktuar dëme të mëdha material, me këtë në bashkëkryerje në vazhdim kanë kryer veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 par.3 nënpar 3.1 dhe 3.2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.”, thuhet në njoftim.
“Të njëjtit, në bashkëkryerje, në vazhdimësi në pyllin e mbrojtur saktësisht në territorin e Parkut Kombëtar “Sharri”, kanë shkatërruar pyjet me sipërfaqe të mëdha, në atë mënyrë kanë prerë drunjë të llojeve dhe sasive të ndryshme me të cilat veprime të dëmtuarës Drejtorisë për Administrimin e Parkut kombëtar “Sharri”, i kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me këtë në bashkëkryerje në vazhdim kanë kryer veprën penale “Shkretërimi i pyjeve” nga neni 348 par.2 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.”, thuhet tutje në njoftim.
Për këtë, Prokuroria në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit. /arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...