Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në tha se PDK është e gatshme për çdo bashkëpunim me subjektet tjera politike.
“Jemi të gatshëm për bashkëpunim, jo veç me Vetëvendosjen, por me çdo subjekt politik”, tha Çitaku.
Tutje, Çitaku tha edhe se Kryeminstri Kurti ka mbështetjen e të gjithëve, por se kërkojnë rezultate nga ai.
“Kryeministri duhet ta dijë që ka mbështetjen tonë, por duam rezultate”, tha Çitaku në RTV21.
Çitaku shtoi se Kryeministri Kurti duhet të sqarojë sipas saj, çdo pikëpyetje që ai ka në kontakt me zyrtarët amerikan, pasi kjo është humbje për Kosovën.
“Kurti të sqarojë çdo pikëpyetje me zyrtarët amerikan, duhet të insistojmë që SHBA të përfshihet ne dialogun Kosovë – Serbi”, shtoi Çitaku.
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?