Marash Kumbulla rikuperohet në kohë rekord pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Anglisë me kombëtaren shqiptare ku u zëvendësua pas vetëm pak minutash lojë kur rezultati ishte 1-0 në favor të përfaqësueses së “tre luanëve”.
Kumbulla bashkë me Lorenzo Pellegrinin u stërvitën rregullisht me grupin këtë të enjte dhe ndryshe nga kapiteni që mbetet në dyshim mbrojtësi shqiptar do të jetë gati për duelin ndaj Genoas me Jose Mourinhon që e ka projektuar titullar në sfidën së dielës në mbrëmje ku me skuadrën ligure do të debutojë në stol një emër i madh si Andriy Shevcenko.
Një rikuperim në kohë rekord i Marash Kumbullas që e bën vërtet misterioz dëmtimin e tij me Shqipërinë ndaj Anglisë.
A kishte vërtet probleme Kumbulla apo kërkoi zëvendësimin pasi e parandjeu një disfatë të thellë për të shmangur kështu një tjetër paraqitje të dobët në aspektin individual pas atyre me Romën në ndeshjet ndaj Bodo Glimt dhe Venezias.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...