Rreth 100 mijë amerikanë kanë vdekur nga mbidoza brenda një viti.
Kjo u bë e ditur nga ekspertët e këtij vendi, shkruan arbresh.info
Ekspertët pretendojnë se ky bilanc ka lidhje me pandeminë e coronavirus-it dhe qarkullimin e lëndëve të ndryshme narkotike.
Burimi i shumë vdekjeve nga mbidoza në SHBA është duke u rritur, e kjo rritje është evidentuar më së shumti në dy vitet e fundit.
Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka vlerësuar se 100.300 amerikanë kanë vdekur nga mbidoza nga maji i vitit 2000 deri në prill të këtij viti, që është një rritje prej 30 për qind.
Kjo nuk është një shifër zyrtare, për faktin që hetimet e rasteve të vdekjeve lidhur me përdorimin e drogës mund të zgjasë me muaj. / arbresh.info/
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...