Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 4 raste të shpërndarjes së parave falso të vlerave të ndryshme.
Sipas policisë, tre rastet kanë qenë në Prishtinë, dhe një rast në Fushë Kosovë.
Njoftimi i plotë:
· Dardani, Prishtinë, 17.11.2021 – 09:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në një monedhë prej 500€, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet.
· Dardani, Prishtinë 17.11.2021 – 09:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në një monedhë prej 100€ dhe 97 € të metalta, që dyshohet të jenë e falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet.
· Rr. Hajrullah Zymi, Fushë Kosovë, 17.11.2021 – 17:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se, gjatë numërimit të pazarit ditor ka hasur në një monedhë prej 100€, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rast vazhdon të hetohet.
· Rr. Enver Maloku, Prishtinë, 16.11.2021 – 10:20. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë numërimit të parave kanë hasur në një monedhë prej 100€, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...