Avioni luftarak i Forcave Ajrore Britanike F-35 u rrëzua në Detin Mesdhe gjatë një fluturimi rutinor.
Piloti u detyrua të përdorë lëshuesin dhe u kthye i sigurt në aeroplanmbajtës, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Rrëzimi i këtij avioni nuk konsiderohet të jetë veprim armiqësor. Ndërkaq, sipas autoriteteve britanike, ngjarja ka ndodhur në orën 13.00, në ujërat ndërkombëtare.
Piloti u gjet dhe u transportua në aeroplanmbajtësen HMS Queen Elizabeth. Lidhur me ngjarjen kanë nisur hetimet.
Sipas korrespondentit të mbrojtjes të BBC-së, hetimi ka të ngjarë të fokusohet në një problem teknik ose gabim njerëzor që shkaktoi rrëzimin e F-35. /arbresh.info/
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...