I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka thënë se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi e ka me të drejtë kur thotë se tash është koha për të bërë një përparim të vërtetë në këtë proces.
“Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Lajçak ka të drejtë. Është koha e duhur për ta bërë atë që është dashur të bëhet shumë kohë më parë për një progres real në dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar Giacobbe në Twitter, duke e shpërndarë postimin e djeshëm të Lajçakut.
Në kuadër të rundit të dialogut Kosovë-Serbi të martën janë mbajtur në Bruksel takime të ndara bilaterale në nivel kryenegociatorësh me Lajçakun.
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, në takimin me emisarin e BE-së diskutoi rreth gjendjes së zbatimit të dakordimeve të arritura në kuadër të marrëveshjeve ekzistuese.
“U bisedua për çështjen e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë, rreth zhvillimeve të fundit, mbajtjes së takimeve të shpeshta të nëngrupeve punuese si dhe gërmimet dhe pranimin e mbetjeve mortore të viktimave të luftës të gjetura në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...
Seanca e thirrur nga VV për zgjedhjen e Presidentes nga ora ...