Një grabitje nën kërcënimin e thikës ka ndodhur dje në një pompë të derivateve në Obiliq.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar në Polici se derisa ishte duke punuar në pikën e derivateve, dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, i kanë grabitur telefonin, 100 euro kesh para dhe disa pako të cigareve, transmeton arbresh.info
Rasti është ende nën hetime, kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Obiliq, 15.11.2021 – 01:50. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, dy persona të panjohur të maskuar nën kërcënimin e thikës, i kanë grabitur një telefon celular, 100 € kesh para, disa pako të cigareve. Pas grabitjes të dyshuarit janë larguar këmbë në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave