Italia ka dëshpëruar në kampanjën kualifikuese për Kampionatin Botëror. “Azzurët” nuk kanë arritur të kualifikohen direkt për Kupën e Botës, duke barazuar në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës Veriore me rezultat 0:0.
Kështu, Italia mbetet e dyta në grupin C me 16 pikë, dy më pak se Zvicra që kualifikohet direkt në Botëror. Kampioni i Evropës, Italia kualifikimin në Kupë të Botës tani do ta kërkojë përmes play-offit, e që do të jetë më e vështirë.
Pas ndeshjes, trajneri i Italisë, Roberto Mancini tha se Italia do të kualifikohet përmes play-offit dhe shpreson që ta fitojë Kupën e Botës.
“Tani përgatitemi për mars dhe kalojmë në play-off të sigurt. Ne do të rezervojmë vendin tonë në Kupën e Botës në mars dhe shpresojmë të fitojmë edhe turneun”, u shpreh Mancini pas ndeshjes./arbresh.info/
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë