Kush është Përparim Rama, kryetari i ri i Prishtinës?

23:24 | 14 Nëntor 2021
Gita

Përparim Rama, u lind në Prishtinë, më 20 janar 1976. Babai i tij ishte piktor i njohur shqiptar, i cili, ndër vite ka pasur ekspozita të ndryshme rreth botës duke u vlerësuar për punën e tij dhe shpërblyer me çmime Në vitin 1992, kur Përparim Rama ishte vetëm 16-të vjeç u shpërngul në Britani të Madhe.

Në atë kohë, Kosova u bë pjesë e luftës për autonomi brenda ish-Jugosllavisë.

Me përkeqësimin e situatës politike mes Kosovës dhe Serbisë dhe vurjes së sanksioneve të shtetit të atëhershëm Jugosllav ndaj shqiptarëve të Kosovës, të gjithë punëtorët shqiptarë u larguan nga postet publike si rezultat edhe prindërit e Përparimit mbetën të pa punë, pasi që të dy ishin mësimdhënës.

Djem të rinj rekrutoheshin nga paramilitarët serbë dhe policia, për t’i dërguar në luftë kundër kroatëve, sllovenëve ose boshnjakëve. Në Britani të Madhe kërkoi azil i cili iu pranua menjëherë shkaku i situatës së rënduar politike.

Përparim Rama është arkitekti e urbanisti më i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë. Përvoja e jashtëzakonshme e tij me punë në Londër tash e sa vjet e bën Përparimin një aset nacional të vendit; një përfaqësues të denjë të komuniteti profesional e shoqërisë në përgjithësi – brenda e në diasporë padallim.

I njohur për angazhimin e tij kryesor në planifikim hapësinor të Lojrave Olimpike në Londër në vitin 2012; për angazhimin e tij në ndërtimin e vizionit të Doha’s, kryeqytetit të Katarit; për projekte madhore në Neë York, Dublin, Bazel, Pragë e deri në Damask të Sirisë – Rama i Prishtinës mbanë një bagazh të mbresëlënës të shenjave që i mbijetojnë kohës./arbresh.info/