Një person është arrestuar në një qendër të votimit në komunën e Vitisë.
Në disa pamje që u bënë publike, shihet se si dy pjesëtar të Policisë së Kosovës i kanë vendosur prangat një qytetari.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për arbresh.info tha se në bazë të informatave është arrestuar një person në gjendje të dehur, por që nuk dihet nëse ka të bëjë me zgjedhjet akoma, shkruan arbresh.info.
“Në viti nuk lidhet me votim, dyshohet në bazë të informatave se një person në gjendje të dehur ka shkaktuar incident, por për momentin nuk ka informata se lidhet me zgjedhjet”, tha Hashani./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...