Përparim Rama ka votuar në objektet e Fakultetit Ekonomik, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Kristalja.
Ai pas votimit në Prishtinë të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe të votojnë.
“Në këtë ditë të bukur nëntori ftoj qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për transformimin e nevojshëm të kryeqytetit”, tha Rama.
Një deklarim të shkurtër për media e ka bërë edhe bashkëshortja e tij e cila tha se është krenare me Përparimin dhe se familja e saj do të jenë në shërbim për te mirën e Prishtinës./arbresh.info/

Jurgen Klopp në Real Madrid?
Rekord të ardhurash nga turizmi/ BSH: Ekonomia përfitoi 4.4 ...
Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët
Tahiri bisedon me Thaçin me telefon: E njoftova se nesër zër...
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...