Policia e Kosovës ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë, pasi që dyshohet se janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike.
Njëri nga të suspenduarit ishte në detyrë në kuadër të departamentit të hetimeve, ndërsa tjetër me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit, transmeton arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Me datë 13.11.2021, Policia e Kosovës ka suspenduar përkohësisht dy zyrtarë policorë, njëri me detyrë në kuadër të departamentit të hetimeve dhe tjetri me detyrë në kuadër të departamentit të kufirit, pasi që dyshohet se të njëjtit janë përfshirë në aktivitete dhe komente politike gjatë fushatës parazgjedhore-balotazhi 2021, që paraqet shkelje të rëndë disiplinore.
Suspendimi i tyre është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.
Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së./arbresh.info/
Pas lëndimit që e mbajti gjatë jashtë fushave, Lukaku është ...
Pallati i Rinisë ndan nga 600 euro shpërblim për secilin pun...
Pas thashethemeve për ndarje, Klea Huta surprizon me urimin ...
Dënim i rëndë për personin që shkaktoi “trazira”...
Shkrimi famëkeq anti-UÇK, Konjufca s’e arsyeton Bashën: Auto...
Mbappe fiton gjyqin ndaj ish-klubit të tij, PSG do të detyro...