Kombëtarja U19 e Shqipërisë ka marrë vetëm një pikë nga përballja me Serbinë U19, ndeshja kjo e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022 për grupmoshat U19.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultat 2-2.
Serbët fillimisht ishin duke fituar me rezultat 2-0 përmes golave të Nikola Mituljikic dhe Marko Lazetic të cilët shënuan në minutën e 42-të dhe 77-të.
Por, të përzgjedhurit e Armando Cungut nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë rezultatin përmes golave të Henrik Nergutit dhe Cristian Shpendit në minutën e 84-të dhe 88-të.
Kuqezinjët shumë lehtë kishin mundur edhe të fitonin ndeshjen, pasi Eljon Toci nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë në minutën e 82-të.
Shqipërisa U19 tani ka një pikë dhe renditet në vendin e tretë në Grupin 7, nndërsa Serbia U19 është e dyta me katër pikë.
Në këtë grup, Franca është lidere me gjashtë pikë, ndërsa në vendin e fundit renditet Maqedonia e Veriut me zero pikë./Arbresh.info
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje ...
Kurti ftohet në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa n...
Labi i vetëm në oborr, shihet i përlotur