Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, nga Elbasani u shpreh se reforma zgjedhore ka një standard të ndjekur nga të gjitha palët në opozitë apo qeveri.
“Komisioni i reformës zgjedhore ka një standard, do të thotë që ka një standard të ndjekur nga të gjitha palët, që janë rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe çështje të tjera që lidhen me amendimet e kodit zgjedhor. Ne jemi të gatshëm të ulemi për reformën zgjedhore për të adresuar çështjet e mbetura apo që mund të dalin”, tha Gjiknuri.
Deklaratat e Berishës, i cili një ditë më parë tha se do të bëhet sërish kryeministër, Gjiknuri i komentoi kështu: “Mesa di unë ata luftën e ka mes vetes. Edhe Basha kështu ka thënë. Por ne nuk përzihemi në punët e brendshme të PD se kë do kenë lider e dinë ata. Ndërsa për kryeministër të shohim pas 4 viteve”.//TCH/
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës