Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për temën e hapjes së arkivave të shtetit, duke thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës(UÇK), ka qenë ushtria më transparente që ka njohur rajoni ndonjëherë.
Sipas tij, ka mjaft dokumentar e libra që janë tregojnë gjithçka për luftën e UÇK-së
“Nuk ka dokumentacion të UÇK-së që nuk është bërë film dokumentar, që nuk është bërë fejton…UÇK-ja është ushtria më transparente që ka njohur jo vetëm rajoni jonë ndonj herë dhe në këtë kuptim krejt çfarë është dokument i luftës tonë çlirimtare, është, është arkivë e Kosovës sot, që ka qenë gjithmonë e hapur për UNMIK-un, Tribunalin e Hagës, EULEX-in dhe për publikun e gjëra”, u shpreh Kurti në ATV, raporton arbresh.info.
Ai tha se qëllimi i Serbisë është të mbrohet, sepse është ajo që s’i ka hapur arkivat e saj.
“Serbia dëshiron të aludojë se ju keni gjëra që i fshehni, që s’është e vërtet. Ndërkohë që me këtë ofensivë të saj, ajo po dëshiron të mbrohet, fakti se ajo s’i ka hapur arkivat” tha Kurti.
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...