Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftim ka thënë se qytetarët e Kosovës mund të vaksinohen në cilëndo qendër në vend, pa termin.
Sipas njoftimit kosovarët se ata mund ta marrin vaksinën në cilëndo komunë, pavarësisht komunës që i përkasin.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë u rikujton qytetarëve të Republikës së Kosovës se ata mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë, të listuara më poshtë, pa termin të caktuar paraprakisht.
Qytetarët mund të vaksinohen në secilën qendër të vaksinimit kudo në Kosovë, pavarësisht se cilës komunë i takojnë me vendbanim.
Gjithashtu, këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht.
Mbrojtja nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe nga vdekja për shkak të COVID është e shpejtë, e thjeshtë dhe falas!
Vaksinohu!./arbresh.info/
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...