Qyteti i Gjilanit është tronditur mbrëmjes e së hënës, pas një gjuajtje me armë zjarri një person ka mbetur i vdekur, kurse një tjetër është plagosur.
Detaje për këtë informacion ka dhënë nënkoloneli i Rajonit të Gjilanit, Remzi Azemi, i cili ka thënë se gjendja e të plagosurit është e rendë.
“E konfirmojmë që ka ndodhur një incident, ku dyshohet që është përdorur arma e zjarrit. Si rezultat i përdorimit të armës së zjarrit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur. Gjendja e të plagosurit është e rëndë por nuk kemi informacione më të detajuar nga stafi mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan rreth një ore më parë (21:00)”, tha nënkoloneli i Rajonit të Gjilanit, Remzi Azemi.
Viktima është Egzon Rafuna dhe ka qenë i plagosur në pjesën e majtë të gjoksit.
Kjo është fotografia e të ndjerit, Egzon Rafuna, që është 22 vjeç. /arbresh.info
